Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të enjte në aksin rrugor Çermë-Divjakë, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti tip Audi me një motoçikletë, drejtuesi i kësaj të fundit ka mbetur i plagosur.
Drejtuesi i motoçikletës është shtetasi me inicialet M.M, 31 vjeç, banues në Divjakë. Ndërsa, drejtuesi i Audit është shtetasi me inicialet B.L, 64 vjeç.
Drejtuesi i mjetit është shoqeruar në komisariat, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 12:50, në aksin rrugor Çermë-Divjakë, shtetasi B. L., 64 vjeç, banues në Çermë, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Divjakë.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit, shtetasi B. L., dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.