Një aksident me vdèkje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prrenjas, ku si pasojë e daljes së mjetit nga rruga ka humbur jetën një 34 vjeçar. Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i daljes së mjetit nga rruga, ndërsa 34-vjeçari me inicialet I.D ka qenë duke udhëtuar i vetëm në momentin e aksidentit.
Njoftimi: Në rrugën rurale të fshtatit Dritaj, Prrenjas, shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit. (E.K/Faxweb.al)