Vdes në moshën 99 vjeçare princi Philip
Ka ndërruar jetë sot në moshën 99 vjecare, Princi Philip, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabet.
Një deklaratë nga Pallati Mbretëror: “Me dhimbje të thellë Madhëria e saj Mbretëresha Elizabet, ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Princit Philip, Dukës së Edinburgut.”
“Lartësia e Tij Mbretërore ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë “Windsor”.
“Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në kohën e duhur.
“Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij.”
Duka i Edinburgut u përshkrua nga Mbretëresha si “forca dhe qëndrimi” i saj si dhe një prani e vazhdueshme pranë saj për më shumë se 70 vjet.
Lindur në 1921, Philip shërbeu në Marinën Mbretërore dhe është bërë i njohur ndër vite për shakatë dhe gafat e tij.
Pasi u takua për herë të parë me Mbretëreshën, Elizabeta “kurrë nuk vështroi askënd tjetër” dhe sapo Filipi bëri propozimin e tij, u pranua nga mbretëresha.