Së fundmi po aludohet jo vetëm në tavolina miqsh, por dhe në mediat rozë se Lady Gaga është shtatëzënë.
Sipas “Star” artistja e ka pohur vetë diçka të tillë në një festë pas ndarjes së çmimeve Oskar, teksa ka thënë që po pret një fëmijë por nuk e ka idenë kush është babai.
Ndërkohë fansat kanë patur një reagim të menjëhershëm ku disa shprehen se babai është ish i fejuari Christian Carino, të tjerë nuk kanë kursyer as emrin e Bradly Cooper.
Por ka qenë vetë këngëtarja që e ka thyer heshtjen me një postim në Instagram.
“Zëra që jam shtatzënë? Po, jam shtatzënë me #LG6”- është shprehur Gaga duke u rikujtuar kështu fansave emrin e albumit të ri.
Duket se thashethemet e përhapura nuk e kanë shqetësuar aspak këngëtaren e cila synimet i ka vetëm drejtë karrierës tanimë.