Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe árrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 51-vjeçari Ladio Braci, i dënuar me 15 vjet bùrg për veprat penale “Trafik i nárkotikëve” dhe “Organizatë kríminale”.
Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Strukturat e Pòlicisë të Drejtorisë Vendore të Pòlicisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamentit të Pòlicisë Kríminale, pas informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Ladio Braci, 51 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Padovas, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar me 15 vjet bùrg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur edhe 12 vjet bùrg), për veprat penale “Trafik i nárkotikëve” dhe “Organizatë kríminale”.
Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar lëndë nárkotike nga vende të tjera drejt Italisë. Árrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë. (E.K/Faxweb.al)