Kreu i PD Sali Berisha gjatë konferencëa për shtyp u pyet në lidhje me laboratorin e drogës të zbulua në Fier. Berisha tha se ajo është fabrika numër dy e miellit të “bardhë” pas Xibrakës.
Berisha tha më tej se Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës, ku në banesën e tij përpunohej lënda narkotike është një “Zoto” apo “Mërtir” në sipërmarrjen e kokainës.
Berisha: Ajo ishte fabrikë e miellit nr 2 , pas Xibrakës. A ishin apo jo të njëjtit kolumbainë? Se ishin alkimistë super specialistë kokaine që shkrinin rrobat e dinin ta nxirrnin e ta ndanin kokainë , me të cilët Olsi Rama ishte familjarë dhe një Genci Xhixha një ring lider që jeton në Kubë, djali i një militanteje të thekur të PS që punonte me Ramën, financuesi Ramës.
Atë e nxori Olsi Rama nga Shqipëria dhe ne e kemi denoncuar. Shkuan nga Xibrana në Frakull.
Ajo zonë aty është pika e mjaltit e Edi Ramën në radhë të parë. Ju i keni parë fotot pasionante me drejtorin e burimeve njerëzore të OST që i kishte dorëzuar vilën partisë për laborator, për fabrikë mielli të bardhë.
Aty nuk është vetëm Edi Rama i përmendur, janë dhe të tjerë, Gramozi, Reban Jaupi, Spiropali që përmenden nga qytetari digjital.
Por këto janë për t’u verifikuar.
Çervenaku është një Zoto apo Mërtir, në sipërmarrjen e kokainës të qeverisë. Si ishin këta për djegësat, Viktor Çervenaku është një nëpunës në ndërmarrjen e qeverisë.
E shtronte me të drejtë një qytetar digjital pyetjen se “si ka mundësi që ku shkon Taulant Balla ndërtohen fabrika mielli”. Atëherë t’i përgjgjet drejtësia se unë skam, lidhjet e tij i kam denoncuar në mënyrë të përsëritur por dhe qytetari digjital të drejtë e kishte pyetjen.