Në Frakull te Madhe të Fierit është zbuluar një laborator kokaine, ndërsa janë lëshuar 15 urdhër-arreste. Droga u gjet në banesën e ish kryekomunarit Viktor Cervanaku e fshehur mes thasëve me pleh kimik.
Në këtë aktivitet kriminal është i përfshirë edhe djali i tij, të dy të shpallur në kërkim. Ky mega-operacion u krye nga SPAK, DEA, policia malazeze ndërsa u “përjashtua” ajo e Fierit.
Operacioni tani viojn teksa në 200 thasët me pleh kimik janë nisur drejt Tiranës për tu nënshtruar analizës së përberjes.
Ndërkohë një prej banorëve të fshatit Frakull e Madhe, tha se nuk kanë parë asgjë dhe nuk kanë qenë në dijeni.
“Jo skemi parë asgjë, kalojnë makinat asgjë, as njerëz. Nuki kam vajtur të shikoj, smë lidh gjëja fisnore. E kemi njohur Viktorin, ka punuar për ne këtu, qanim ndonjë hall. Skemi marrë vesh gjë, ku dëgjuam ne. Ca thasë me pleh. Nuk kam parë asgjë”– u shpreh një banor.