Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet e lotit të dytë të rrugës së lumit të Vlorës.
Gjatë inspektimit, Rama u ka thënë banorëve se nuk do ndalet vetëm me këtë rrugë, por do të vijojë puna edhe për segmente të tjera rrugore.
“Pas rrugës së Lumit, do të vijojmë me edhe rrugën Kuc – Gusmar dhe Kuc-Borsh. Durimi i banorëve të jugut u shpërblye”
Gjithashtu Rama ka ndarë edhe disa batuta me banorët duke e konsideruar Labërinë më të bukur se Valbona.
“Labëria është më mirë se Valbona”.
(K.H./FAXWEB)