Edhe sot banorët e Shkozës në kryeqytet kanë protestuar kundër prishjes së banesave të tyre. Me një marshim në këmb, burra, gra dhe fëmijë janë nisur në drejtim të Ambasadës Amerikane ku mbajtën dhe një protest paqësore.
Ata deklarojnë se me projektin janë njohur vetëm pak ditë më parë, ndërsa thonë që rrjedha e lumit është devijuar me dashje. Po ashtu banorët iu kanë dërguar letra dhe ambasadave që ndodhen në vendin tonë, të SHBA-së apo BE-së.
Ndërkohë që ajo që nuk mund të kalojë pa u vënë re është trishtimi në sytë e fëmijëve që janë pjesë e protestës. Shumë të vegjël në moshë ata kërkojnë që të mos iu mohohet e drejta e tyre themelore, ajo e banesës.
Me pankarta në duar ‘’ne nuk jemi të paligjshëm” të vegjlit padyshim që drithërojnë me pamjen e tyre.
Serxhio është një prej tyre, që mund të kishte pak a shumë nga dy vite më shumë se djali i kryeministrit Rama, Zaho.
‘’ Ky mund të ishte Zaho, Z. Kryeministër! Zbato ligjin! Jepi strehën që i takon Serxhios dhe shokëve të tij! Boll me dhunë, boll me arrogancë, boll me fasadë!”, shkruan ‘’Nisma Thurje” që ndoqi nga afër me video dhe protestën e banorëve.
Jo më larg se tre ditë më parë banorët protestuan në rrugë, duke bllokuar qarkullimin, ndërsa shumë prej tyre u shoqëruan në ambjentet e Policisë.
Një ditë më vonë qeveria premtoi zgjidhje po mesa duket kjo ka qenë gënjeshtra e rradhës e bërë nga pushteti qendror.
(E.K/SHUPLAKA)