Presidenti i vendit Ilir Meta ka deklaruar se më datën 8 dhjetor presidenti do të dalë në shesh dhe sipas tij do të rifillojë një Lëvizje e Re, Dhjetori i Dytë siç e quajti Meta.
Meta u shpreh se me datën 8 Dhjetor në Qytet Studenti do të jetë në shesh dhe dhe se nuk do të largohet nga aty derisa ti kthejë popullit shqiptar zbatimin e referendumit.
“Kam vendosur të zbresë në shesh dhe nuk do të ikë nga sheshi derisa ti kthejë popullit shqiptar zbatimin e Referendumit. Të gjithë klasës politike i them jeni të pashpresë. E vetmja rrugë është të filloni të ushtroni demokracinë direkte. Këtu nuk do të këtë më shqiptar pas disa vitesh, do të mbushte me emigrantë. Kjo është e vetmja rrugë demokratike dhe transparente që pas disa vitesh të mos ja ndërrojnë emrin këtij vendi siç i ndërruan emrin stadiumit. Pas 30 vitesh e pamë dhe shikuam që klasa politike ka një degradim total dhe mban 0 përgjegjësi për aktet që merr ndaj popullit shqiptar. Në Shqipëri nuk ka më votime ka marrë fund. Në 8 dhjetor ora 12 sheshi demokracia Qytet Studenti.”- u shpreh Meta.
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur interesit rreth asaj që se cili është qëllimi i tubimit të 8 Dhjetorit ndërsa ka suprizuar me deklaratën e tij kur tha se është koha e Dhjetorit të dytë, ndërkohë që nuk ka kursyr akuzat ndaj klasës politike.
Me datë 8 Dhjetor fillon një lëvizje e re, një dhjetor i dytë për një të drejtë që shqiptarët e kanë fituar që në 1990. Kjo nuk do të thotë se do të zgjasë mitingu pafund apo në një kohë të caktuar. Populli shqptarë të mos mbetet më viktimë e partive, por përkundrazi, të jenë partitë që i nënshtrohen popullit shqiptar, dhe kjo lëvizje do të vazhdojë deri në zhvillimin e referendumit.”- u shpreh Meta.
(M.Q/Faxweb.al)