Pasi Kryetaria e Kuvendit nuk i dha të drejtë fjale, Berisha bllokoi foltoren e Kuvendit dhe hapi Live në Facebook për tu lidhur me qytetarët.
Berisha akuzoi Ramën se është burracak dhe frikësohet të vijë e të flasi sepse ka vjedhje në çdo qelizë e për sa i përket mohimit që i bëhet opozitës, Berisha deklaroi se do të rrinë non-stop për të marrë fjalën.
Berisha gjithashtu pyeti dhe Eduart Shalsin për numrin e apartamenteve të humbura kur ishte në bashki dhe u përgjigj duke dhënë shifrën 8 dhe duke thënë se do të kompensohen te porti i Durrësit.
Berisha: Ky është burracak, ka frikë të vij këtu sepse ka vjedhje në çdo qelize të tij. Kërkon ti mohojë opozitës të drejtën. Ne do të rrimë këtu non-stop, 24-48 orë.
Shalsi rri mos bëj avokatin e tij, sa apartamente ti morën kur ishe në Bashki, sa? 8 apartamente ti morën, do t’i kompensosh.