Është votuar me 97 vota pro projektrezoluta e socialistëve, që sipas tyre do të zgjidhë ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Me votat dhe të një pjese të opozitës, sipas mazhorancës kjo nismë synon që të neutralizojë veprimet e presidentit për të kapur Gjykatën Kushtetuese, po sesi kjo do të aplikohet mbetet për t’u parë.
Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama nuk përmendi shkarkimin e Metës, por e akuzoi atë për pengimin e Reformës në Drejtësi, dhe prishjen e imazhit të Shqipërisë me sulmin që iu ka bërë ndërkombëtarëve.
Kuvendi po ashtu i ka kërkuar Komisionit hetimor shqyrtimin e kërkesës së 55 deputetëve të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës që të përmbyllë punën e tij brenda afatit të caktuar në vendimin e Kuvendit datë 03.10.2019, si dhe të marrë në konsideratë gjatë punës së tij edhe këtë situatë të krijuar nga Presidenti në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të funskionimit të Gjykatës Kushtetuese të zbatojnë me përgjegjshmëri dhe përgjegjësi detyrat e tyre dhe të mos zbatojnë Dekretin e Presidentit nr.11350, datë 13.11.2019.
Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Komisionit hetimor për shqyrtimin e kërkesës së 55 deputetëve të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës të përmbyllë punën e tij brenda afatit të caktuar në vendimin e Kuvendit datë 03.10.2019 dhe të marrë në konsideratë gjatë punës së tij edhe këtë situatë të krijuar nga Presidenti në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të ushtrojë detyrat e tij kushtetuese në lidhje me fillimin e detyrës së gjyqtareve kushtetuese Znj. Arta Vorpsi, Znj. Elsa Toska dhe Znj. Fiona Papajorgji.”- thuhet në projekt-rezolutën e Kuvendit, që sot kaloi në miratim.
Lexo edhe këtu: