Kutitë me votat e kolegjit elektoral në SHBA kanë shpëtuar, pasi arritën që të nxireshin nga senati përpara se turma të futen brenda në godinë.
Me shumë gjasë, votat që certifikojnë fitoren e Joe Biden do të ishin djegur, nëse ndërhyrja nuk do të kishte qenë në kohë.
Senatori, Jeff Merkley, një demokrat i Oregonit konfirmoi se fletëvotimet u ruajtën nga punonjësit e Senatit ndërsa evakuuan dhomën.
“Nëse stafi ynë i aftë nuk do t’i kishte kapur, ato do të ishin djegur nga turma”, tha Merkley në një status të tij në “Twitter”.
Ndërkohë që situata ishte qetësuar disi në Uashington, presidenti Donald Trump bëri një tjetër postim në median sociale, teksa se duhet kujtur kjo ditë përgjithmonë.
“Këto janë gjëra dhe ngjarje që ndodhin kur një fitore e thellë dhe e shenjtë në zgjedhje vidhet në mënyrë kaq brutale prej duarve të patriotëve që janë trajtuar keq dhe në mënyrë të pandershme prej kohësh. Shkoni në shtëpi me dashuri dhe në paqe. Kujtojeni këtë ditë përgjithmonë,” shkruan Trump.
Derimë tani si pasojë e përplasjeve që kanë qenë të shumta, 4 persona kanë humbur jetën në SHBA dhe shumë të tjerë janë lënduar, ndërsa nuk kanë munguar as arrestimet e shumta.
(E.K/Faxweb.al)