Avokati Jordan Daci në përfundim të seancës në gjykatën Kushtetuese, ku u shqyrtua padia e vlefshmërisë së zgjedhjeve të ‘30 Qershorit’, theksoi se lajm i mirë qëndon në faktin se Gjykata Kushtetuese tashmë është funksionale dhe gjykimi u zhvillua.
Daci shprehet se është në të drejtë të gjykatës t’i drejtohet Venecias për një vendim të tillë, por i rëndësishëm është fakti se dështoi përpjekja politike për të penguar gjykimin e padisë së ’30 Qershorit’.
Juristi beson gjithashtu se do të pranohet kërkesa e Shoqatës së Bashkive, të cilën e përfaqëson si avokat mbrojtës në këtë çështje.
”Lajmi mirë është që gjykata kushtetuese funksionon, çdo tentativë e paligjshme, politike dështoi me sukses për të penguar gjykimin e kësaj çështje. Gjykimi u zhvillua. Është në të drejtë të Gjykatës ti drejtohet Venecias.
Besojmë se nuk do të ketë asnjë devijim, por në favor të pranimit të kërkesës sonë. Edhe debati tregoi se sa qesharakë bëhen përfaqësuesit e institucioneve tona se shiko se unë nukë shprehem për mendimin e institucioneve të mëparshme, apo nuk e di kur është bërë kërkesa. Ata tallen me të drejtat e qytetarëve të Shqipërisë, merita e Shoqatës është që e ngriti në nivel kushtetues dhe ne kemi besim se do e pranojë Gjykata kërkesën tonë.”- tha Daci.