Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Kushëriri më jepte çokollata dhe më përdhunonte”, Anxhela rrëfen historinë e trishtë: Mami mi shihte shenjat në dush

Transgjinorja Anxhela ka rënë pre e abuzimit seksual që kur ishte e vogël. Ngjarjen e rrëfeu ajo vetë në një intervistë në emisionin “ThumbON”, nga ku tregoi se ajo është përdhunuar edhe nga kushëriri i saj. Ajo po ashtu rrëfeu se është braktisur nga prindërit në moshë të vogël.

“Babai ishte një përdorues alkooli, pinte ditë natë dhe në darkë ushtronte dhunë. Një fëmijë 7-vjeçar të shohë të ëmën të hajë dru gjithë kohës natyrisht ngel me trauma. Ajo hante drurin edhe për mua duke mos e lënë atë të më rrihte.

Kur shikoja këto situata fillova të bëhesha keq, sëmuresha, rrija në vetmi. Ngacmimin seksual e kam përjetuar kur isha 9 vjeç. I pari ka qenë kushëriri im i parë, ai më merrte më jepte çokollata, më ngacmonte seksualisht e më pickonte. Po i tregove mamit do të të vras më thoshte.  Kur më lante në dush mami shikonte shenjat dhe e kuptoi. Ne kishim shumë frikë.

Edhe babi e mori vesh por i dilte zot atij, nuk e besonte. Kushëriri tentonte prap, por unë fillova të sëmuresha. Kur shkova në spitalin e Shkodrës, aty më braktisën të dy. Kur u ktheva në vendlindje në moshën 16 vjeç, një komshia ime më tha që mamaja ishte martuar në Australi dhe kishte 2 fëmijë”, tha ajo.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close