Pas lajmit që bëri bujë në media, që një person ka kërcënuar familjen e Presidentit Hashim Thaçi, është identifikuar edhe personi në fjalë. Siç raportojnë mediat kosovare, mësohet se i dyshuari është Asllan Bajraktari, imam në xhaminë e Jashicës.
Bajraktari dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e familjes së vëllait të Presidentit, ku edhe i ka kërcënuar. Mësohet se arsyeja e kërcënimit është pakënaqësia e qytetarit me ndarjen e një subvencioni në bujqësi.
(J.D/Faxweb.al)