AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Kurti plas ”bombën” në Kuvend: Presidenti ma konfirmoi se ka marrëveshje të gatshme me Serbinë, ajo s’bëhet me mua Kryeministër

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka deklaruar sot se i pari i shtetit, Hashim Thaçi ia ka konfirmuar se ka një marrëveshje të gatshme Kosovë – Serbi, por që sa të jetë ai kryeministër ajo nuk do të miratohet.

Teksa diskutohet në Kuvend për mocionin e besimit ndaj qeverisë së tij, Kurti tha se është e pafalshme që vendi të lihet pa drejtim në një kohë që p[o përballet m,e pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi.

“Po doni ta leni popullin pa qeveri në këtë javë tepër të rëndësishme, në kushtet kur ne me qeverinë tonë po japim shembuj edhe më gjerë, ky mocion synon që ta lë Kosovën pa qeveri. Populli e dinë që unë nuk e kam mbështetjen e PAN’it e as të LDK’së po ju të gjithë e dini që unë e kam mbështetjen e qytetarëve”, thotë ai.

Kurti ka deklaruar se arsyeja se pse qeveria po rrëzohet është marrëveshja Kosovë Serbi që përfshin shkëmbimin e territoreve.

“Për bindjen time motori i këtij nxitimi nuk ka të bëjë fare as me ministrin as me tërheqjen e trupave, por ka të bëjë asgjë më pak me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territoresh. Ky Pazar presidencial e kërkon rrëzimin e qeverisë, pazari me këtë qeveri ku jam unë nuk bëhet, provoi ta bëjë gjendjen e jashtëzakonshme nuk e bëri, shko në shtëpi të bardhë me bo marrëveshje pse se bëri.

Nuk ka marrëveshje as në shtëpi të bardhë as të gjelbër as të kuqe. Motori është si të largohet kjo. Unë jam i bindur se ka marrëveshje të gatshme këtë, praktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe ia, e takova presidentin su morëm vesh dy orë e takova, ai ma përsëri tri herë, heqë kryeministrin taksën shkojmë bashkë në Uashington e bëjmë marrëveshjen bashkë”, tha ai.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *