Mbrëmjen e kaluar në një intervistë televizive, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka surprizuar me deklaratën e ti j kur tha se ka vendosur të takojë Presidentin Hashim Thaçi i cili e ka thirrur në kuadrin e diskutimeve për formimin eqeverisë së re.
Kurti argumentoi se do ta takonte kreun e shtetit për shkak se këtë i kanë këshilluar këshilltarët e tij me njohuri kushtetuse ndërsa sot para takimit i ka dërguiar edhe një letër Thaçit.
Ai e ka dërguar letrën pak minuta para takimit dhe në të shkruhet se do të takohet me kënaqësi me presidentin, për të folur lidhur me hapat e mëtejmë sipas kushtetutës, pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë.
Kurti ka shkruar se çështja e vetme që do të bisedojë sot me presidentin është që të gjendet koha më e përshtatshme për shpërndarjen e Kuvendit,
Shefi në detyrë i ekzekutivit ka kërkuar nga Thaçi që të respektojë kushtetutën duke shkruar se Kosova ka nevojë për një president që e respekton atë deri në çdo pikë e presje.
(F.GJ/FAXWEB.AL)