Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Kurti nuk e negocion kufirin, i përgjigjet përfaqësuesit të lartë të BE’së: Nuk ka dialog me harta

Kosova po përballet me një situata politike të pazakontë për kohën pandemike që po kalon vendi. Që prej rrëzimit të qeverisë Kurti në Kosovë gjatë një seance mosbesimi në Parlament Kosova në proces për krijimin e një qeverie të re.

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, dje në një intervistë për disa media të Ballkanit ka folur rreth çështjes së dialogut Prishtinë-Beograd. Në këtë intervistë Borell nuk ka kundërështuar idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se një çështje e tillë duhet të zgjidhet mes dy palëve dhe se nuk i takon BE’së t’iu tregojë serbëve e kosovarëve se për çfarë duhet të merren vesh e për çfarë jo.

Por për Qeverinë e Republikës së Kosovës që aktualisht drejtohet nga Albin Kurti, nuk mund të ketë kurrfarë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë si rezultat i një dialogut me harta.

Në një përgjigje zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka thënë se për ekzekutivin kosovar të gjitha diskutimet që kanë për subjekt kufijtë e Kosovës janë të papranueshme.

“Në lidhje me deklaratën e z. Borrell, qeveria thekson se dialogu duhet të jetë parimor. Ne tashmë kemi përsëritur qëndrimet tona se nuk mund të ketë marrëveshje pa dialog dhe dialog me harta. Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, diskutimet që kanë për subjekt kufinjtë e Republikës së Kosovës si premisë për një marrëveshje janë të papranueshme ashtu sikurse një marrëveshje që përfshinë ndryshimin e tyre si rezultat”, thuhet në përgjigjen për Express.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *