Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Kur do ta shtojnë familjen? Geti rrëfen planet për fëmijë me Marinën

Çifti Marina-Geti janë padyshim ndër më të komentuarit në shoubizin shqiptar. Para pak kohësh u aludua se Marina Vjollca ishte shtatzënë për shkak të disa fotove.

Por asgjë nuk rezultoi e vërtetë. Për këtë çështje ka folur vetë Getoar Selimi, i cili ka treguar se do të bëhen me fëmijë kur të jetë koha e duhur.

“Pa dyshim që të gjithë krijojnë familje, prandaj dhe njerëzit martohen, por gjërat vijnë në kohën e duhur”, ka thënë reperi për “Living”.

Ai u pyet edhe për marrëdhënien me Marinën, ndërsa rrëfeu se komentet që duket shumë i zymtë në ekran i merr me të qeshur.

“Gjithë jetën më ka shoqëruar problemi i pamjes sime të jashtme, njerëzit më paragjykojnë, sepse u dukem shumë i ashpër, xheloz, agresiv. Në fakt, kur i lexonim ato, unë dhe Marina kemi qeshur, sepse e dimë se sa e kam përkrahur unë atë në punë dhe jo vetëm, por në çdo gjë, sikurse bën dhe ajo me mua.

Pastaj, kur e njoha, Marina ishte figurë televizive dhe ato fjalë kanë qenë të tepruara. Unë jam tip që jo për këtë, por dhe për lajme të tjera nuk kam dalë ndonjëherë të flas. Jam indiferent. Nuk flas as mirë e as keq dhe mendoj se kjo është arma më e fortë.

Po u mora me një, duhet të merrem me të gjithë. Nëse diçka e kalon kufirin, e injoroj, plotësisht; këtë gjë u them edhe administratorëve të faqeve të mia”, është shprehur Geti.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *