Ish kryeministri, Sali Berisha u shpreh se po punohej për të pasur greva dhe revolta të fuqishme në vend, pasi sipas tij shkalla e pakënaqësisë tek qytetarët është shumë e lartë.
Sali Berisha: PD do bëjë gjithçka që kjo vjeshtë të jetë e revoltave paqësore, protestave të qytetarëve për të kthyer vendin në normalitet.
Ne jemi të gatshëm, pakënaqësia dhe revolta tek qytetarët është e lartë. Pritshmëria e tyre është shumë e lartë. Ato do ndodhin fuqishëm, po punohet. Të hënën është mbledhja e Këshillit Kombëtar, do miratohet kodi i primareve dhe sigurisht do jepet edhe alarmi dhe udhëzimi për fillimin e protestave dhe grevave.