Takimi i përbashkët mes qeverive Kosovë-Shqipëri pritet të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve. Kabineti i Kosovës u nis me autobus drejt Tiranës, ku do të zhvillohet mbledhja me qeverinë shqiptare.
Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimi ndërkaq ka publikuar pamje të tryezës ku do të ulen përfaqësuesit e dy Qeverive.
“Bashkë pa kufi, në një rajon pa kufi”, shihet të jetë shkruar në mesin e tavolinës së rrumbullakët.