BotaFlashSportTe FunditTe Gjitha

Kupa e Zvicrës, Bazeli fiton pastër 2-0, Taulant Xhaka shënon nga goditja e lirë (VIDEO)

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka shënuar një gol mjaft të bukur nga goditja e lirë për skuadrën e tij të Bazelit.

Në një ndeshje të vlefshme për kupën e Zvicrës, Bazeli ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj vendasve të Wettswil-Bonstetten, ndërkohë që protagonist i ndeshjes ishte dhe Xhaka.

Ai mori përsipqë godtijen e një gjuajtje të lirë ndërsa topi i goditur nga ai, e kaloi murin dhe u ndal në rrjetë, në minutën e 33-të.

Goli i Xhakës ishte i pari, në pjesën e dytë shënoi futbollisti tjetër i Bazelit, Luca Zuffi.

Xhaka para pak ditësh ishte temë e nxehtë edhe në mediat shqiptare pas raportimeve se ai nuk kishte pranuar ta takonte Panuçin, por kjo u hodh poshtë nga lojtari i cili tha se për Kombëtaren është gjithmonë gati. (B.H/Shuplaka)

https://www.facebook.com/180099715689705/videos/476314809401526/

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.