Një mbrëmje fantastike për bardheblutë që futen me frymën e duhur në javën e derbit të madh të kryeqytetit.
Ndeshje e çmendur në “Air Albana Stadium”! Gola, autogola, kartona të kuq dhe përmbysje me Tiranën që mposht Kukësin për herë të parë në këtë sezon dhe i merr kreun e renditjes Tirana e Emanuel Egbosë, ka përmbysur Kukësin në 3 minuta.
Duket se Kukesi nuk ia kishte marrë edhe aq mirë dorën Tiranes ndryshe nga sa kishte thënë dy ditë më parë Presidenti i klubit Safet Gjici.
Një triumf titulli për bardheblutë, të cilët iu falën supergolit të Idriz Bathës dhe saktësisë së Agustin Torasës.
Ndërkohë në minutën e 52-të, Kristi Vangjeli shkaktoi një autogol duke i dhuruar avantazhin e përkohshëm verilindorëve.
Tirana përmbys në tre minuta Kukësin dhe merr kreun e renditjes!
Me fitoren e sotme, kanë marrë komandën e kampionatit.
KUKËSI – TIRANA 1-2
Vangjeli 52′ (autogol) / Batha 85′, Torasa 88′
R.G/FAXWEB.AL