Mbrëmja e djeshme ka qenë magjike për Mauro Ikardin pasi arriti që me golin e tij të kualifikonte Interin në Champions League.
Gjithsesi magjia zgjati vetëm pak, pasi pas ndeshjes ai mësoi se nuk do jetë në Botëror.
Kapiteni i zikaltërve, nuk është preferuar nga trajneri Sampaoli dhe nuk bën pjesë në listën e 23 lojtarëve të përzgjedhur që do të udhëtojnë në Rusi.
Pas këtij lajmi, i gjithë gëzimi i sulmuesit argjentinas është kthyer në dëshpërim, pasi ai e shikonte veten pjesë të kombëtares falë formës së mirë që po kalon te Interi.
LISTA:
Portierë: Sergio Romero, Franco Armani and Willy Caballero.
Mbrojtës: Gabriel Mercado, Federico Fazio, Nicolás Otamendi, Cristian Ansaldi, Nicolás Tagliafico and Marcos Rojo.
Mesfushorë: Ever Banega, Javier Mascherano, Eduardo Salvio, Lucas Biglia, Angel Di Maria, Gio Lo Celso, Manuel Lanzini, Maxi Meza and Marcos Acuña.
Sulmues: Lionel Messi, Sergio Agüero, Gonzalo Higuaín, Cristian Pavón and Paulo Dybala.