Deputetja Rudina Hajdari ka ngritur pikëpyetje në Kuvend lidhur me menaxhimin e parave që janë marrë borxh për Covidin. Hajdari tha se qeveria e Edi Rama u ka dhënë një kompesim qesharak fatkeqëve që përballojnë sëmundjen, dhe borxhi është duke u rritur ditë pas dite.
“Ku i çojnë paratë që marrin borxh për Covidin. 15 milion euro të tjera borxh për përballimin e pandemisë. Mua më shqetëson se ku i çojmë paratë që i marrim për COVID-in, që nga fillimi kemi marrë 1.2 mld euro borxh.
Kur deficiti është i ulët, pse marrim kaq shumë borxh, apo po përgatiteni për fushatën. Qeveria Rama as 150 milion eurot nuk i ka çuar për përballiminin e krizës, edhe pse kaq shumë borxhe, FMN tregoi se paktet e mbështetjet e Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e rajonit, Rama merr më shumë para borxh dhe ofron ndihmën më të vogël për qytetarët.
Fatkeqëve që mbeten pa punë, iu dhamë një kompensim qesharak. Rama ka kontribuar diku te 150 milion eurove, pse u morën kaq shumë borxh kur plani ishte që të përdorim kaq pak. Kemi marrë borxh dhe një Zot e di se ku janë çuar këto lekë, i keni çuar në koncesione dhe PPP, hajde bëjmë një gjë të mirë dhe për qytetarët tanë”, tha Hajdari.
(E.K/Faxweb.al)