Kryemyftiu i Maqedonisë, Sylejman Rexhepi, është martuar me një vajzë 50 vjet më të re. Disa media shqiptare në Maqedoni kanë shkruar se kurorëzimi i Rexhepit ka ndodhur mbrëmë.
Po ashtu janë publikuar edhe fotografinë ekskluzive nga kurorëzimi i kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi dhe bashkëshortes së tij të re.
Kurorëzimi është bërë në vigjilje të ditës së Bajramit, ndërsa përfundon periudha e Ramazanit. Sipas Express, më 9 maj Rexhepi ka tërhequr 1 milion euro para kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë.
Nuk është dhënë ndonjë arsyetim se ku kanë shkuar këto para dhe as pse janë tërhequr – shkruajnë mediat shqip të Shkupit. Sipas tyre ai i bleu 37 mijë euro orën bashkëshortes së tij të re.