Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Kryeministrja e Finlandës merr vendimin e rëndësishëm, pas 16 vitesh bashkëjetesë martohet me dashurinë e jetës (FOTO)

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin ka vendosur që të çojë historinë e saj të dashurisë në një fazë tjetër. 34-vjeçarja ka publikuar në Instagram disa imazhe nga martesa e saj. Sanna Marin shijon romancën prej 16 vitesh me Markus, me të cilin gëzon edhe një vajzë.

“Sanna dhe Markus, prindër të një vajze dy vjeç e gjysmë, u martuan në rezidencën zyrtare të kryeministrit, në prani të familjes dhe miqve më të ngushtë”, thuhet në njoftimin e kabinetit të saj.

Në imazhin e publikuar në rrjete sociale shfaqet me një fustan të bardhë, tufë lulesh në dorë, me bashkëshortin e saj, Markus Raikkonen. Social-demokratja Sanna Marin u zgjodh në dhjetor të vitit të kaluar si kryeministre i Finlandës.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *