Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një ceremoni në kuadër të Ditës së Infermierëve, nga ky zgjodhi të shprehë mirënjohje për punën e tyre të palodhur gjatë pandemisë.
Kryeministri Rama u ndal te të gjithë ata pjesëtarë të bluzave të bardha që sot fatkeqësisht nuk jetojnë më si pasojë e Covid-19, duke theksuar se ata sot përulen me mirënjohje para tyre.
Rama u ndal dhe te një premtim. Ai u shpreh se familjet e bluzave të bardha që vdiqen gjatë pandemisë si pasojë e infektimit me koronavirus do të trajtohen financiarisht dhe ky do te jete vendimi i pare i qeverise se re.
Konkretisht, Kryeministri u shpreh se fëmijët e tyre do të ndihmohen deri në moshën kur do të dalin në jetë.
“Kemi folur mes nesh për cdo rast tragjik humbje të jetës ndër bluzat e bardha dhe kemi qenë të tunduar për të bërë nderimet përkatëse, por gjithmonë në fund kemi mbetur të mendimit që nderimet duhen bërë në fund të kësaj lufte dhe prandaj i jam shumë mirënjohes Urdhrit të infermierëve për këtë mundësi që na jep që të nderojmë me përulësi dhe mirënjohje të thellë, ata të cilët nuk janë më mes jush. Mund të ishte njëri-prej atyre që nuk e përballuan dot deri në fund luftën e padukshëm në trupin e tyre. Kjo e bën sigurisht jashtëzakonsisht të ccmuar rezistencën tuaj dhe papërtueshmërinë e gjithësecilit prej jush në këtë luftë nervash të jashtëzakonshme.
Ju keni lënë familjet tuaja dhe jeni vetëprivuar nga kontaktet familjare për t’i ruajtur ata. Pa ju do e kishim të pamundur t’i mbijetonim këtij armiku. Fjalët nuk mjaftojnë, realisht nga zemra një faleminderit shumë nga zemra për të gjithë ju. Shumë faleminderit. Duke parë fotografitë e kolegëve tuaj që humbën jetën, dua të përsëris një angazhim që e kam marrë para ditës së zgjedhjeve. Vendimin e parë të qeverisë së re do e kemi për të rënët në krye të detyrës. Do te mbeshtesim familjet e tyre. Femijet e tyre nuk do të jenë vetëm, sepse deri në ditet e daljes së tyre në jetë do të kujdeset qeveria në mënyrë të posaccme,” u shpreh Rama.
(E.H/Faxweb.al)