I ftuar në studio mbrëmjen e sotme, si çdo të martë ka qënë gazetarti Aulon Kalaja i cili ka folur për çështjet kryesore të javës, aktualitetin, por dhe zhvillimet e politikës të ndodhura ditën e sotme.
Kalaja ko folur për konkluzionet që ka arritur mbrëmjen e djeshme mbledhja që organizoi Bash me aleatët dhe të tjerë përfaqësues të lartë të PD.
“Partia demokratike ka dal mbrëm në koknluzionin se ka nevojë të krijohet një aleancë për mbrojtjen e demokracisë. Dhe unë e shoh si diçka të nevojshme këtë gjë. Ne po shkojmë drejtë zgjdhjeve moniste, zoti kryeministës është i vendosur ta çoj vendin drejtë zgjedhjeve.
Kjo aleancë që ka vendosur të krijojn PD, do të shtrihet në mënyrë kapilare në të gjitha bashkitë dhe në qytetet që janë qendra administrative. Kauza e PD është e sinqertë e pikërishtë për këtë arsye do të kemi njerëz të profesioneve të lira jo vetëm nga rradhët politike.
Duhet thënë që kjo nuk ka asnjë paralele me ushtrinë e ‘Mbrojtjes së Votës’ në vitin 2013 që ka krijuar Rama dikur.
Ka qënë një nen në kohën e komunizmit, ku njerëze mund tu hiqej e drejta elektorale për 5 vite. Edhe Rama mund ta bëjë këtë gjë. Megjithatë nuk mund të shkarkohet Preisdenti në një kohë kur ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese e cila mund të jepte verdiktin final. Në këto kushte mendoj që gjithë debate i sëmurë, nuk justifikon qytetarët të involvuar nga Edi Rama.
Por ne jemi në kushte të jashtëzakonhe, duhet ta themi këtë. “
Kalaja ka vijuar më tej:
Parlamnenti është një farë dhe fasadë. Deputetët e ashtë quajtur opozita e re. Kemi një kryeministër i cili po shkon si i çmendur drejtë shkarkimit të Presidntit. Ai po vazhdon me planin e tij ogurzi ku kërkon të marrë 61 bashki për vete.Në rastë se zgjedhjet do të mbahen pluralizmi politikë jep jetë.
Aleanca për mbrojtjen demokratik do të luhet dhe në nivelin local dhe në nivelin qëndror. Kjo është një rrugë e vështirëq sepse kryeministri I Shqipërisë kërkon të vrasë Presidentin, po shkon drejtë një presonazhi I cili po tjekalon dhe Putin. Rama po shkon me hapa galopant drejtë atit të tij shpirtëror që është Enver Hoxha. Ne kemi një lider që ka humbur lidhjet e tij me realitetin. Kryeministri ka humbur lidhjen me realitetin, këtë ma kanë bërë me dije burime nga selia diplomatike në shqipëri. Rama kërcënonte herë pas herë se nuk do e lëshonte skenarin duke kërcënuar me destabilitetin, e ndërkohë që më vonë ka pranuar se e përballon opozitën me polici.
Qytetarët shqiptarë nuk kanë pse të rrijnë peng e Edi Ramës. Ka 2 vite që populli është marrë peng, sepse zgjedhjet e 2017 janë ‘nul’. Jemi në kushtet e një grushti shteti.
Në fund të bisedës është diskutuar gjithashtu dhe për përgjimet e publikaur nga Bild dhe ndikimi që ato kanë pasur nga ndërkombëtarët.
“Unë do ti ndaja në 2 ndërkombëtarët kemi të bëjmë me njerëz që janë pa shtyllë kurrizore dhe të akaparuar, por janë dhe të tjerë si Angela Merkel dhe Budenstagu ia kanë çjerrë maskën Ramës. Unë po e them në këtë studio që do të dalin dhe përgjime të tjera, janë njerëz të afërt të kryeministrit por dhe ministra. Kryeministri do të marrë goditjen finale nga gazeta Bild dhe ajo do të jetë e vërteta, Gjermania punon me një plan.”