Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Kryeministri Hoti shkarkon nga puna drejtorin e përgjithshëm të policisë, zbulohet arsyeja. Kush vihet në krye të postit të rëndësishëm

Zyra e Kryeministrit Avdullah Hoti ka njoftuar për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalajt. Gazeta Express mëson se arsyeja e shkarkimit është “performanca e dobët”, por zyrtarisht akoma nuk është bërë e ditur se pse u shkarkua.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Avdullah Hoti ka liruar nga detyra z. Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thotë njoftimi i ZKM’së.

Në vend të Qalajt, Hoti e ka emëruar ushtrues detyre Samedin Mehmetin.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *