Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Kryemadhi rikthen idenë e shafranit, publikon VIDEON: Sëbashku mund t’ia dalim

Nënkryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është rikthyer idesë së saj për kultivimin e bimës së shafranit.

Pak kohë më parë ajo e hidhte këtë ide për të shmangur sa më shumë kultivimin e lëndëve narkotike, shumë të përhapura në vendin tonë kohët e fundit.

Problemi me bimën e shafranit qëndron në faktin se fara e saj është shumë e kushtueshme për fermerët po për Kryemadhin së bashku mund ti dilet.

Kujtojmë se qarku i Elbasanit zonë në të cilën dhe Kryemadhi është deputete në zgjedhjet e 25 Qershorit është e fokusuar shumë te bujqësia.

‘’Mirëdita miq! 
Ju uroj një javë të mbarë e të bukur me këtë video të lules së shafranit. Që është jo vetëm e bukur dhe delikate por edhe një mundësi për të ndihmuar fermerët tanë nëpërmjet kultivimit. Disave mund t’iu duket e vështirë apo e pamundur, por sëbashku mund t’ia dalim ta bëjmë kultivimin e shafranit një investim serioz për fermerët.

 Të gjithë sëbashku do punojmë për t’u dhënë fermerëve tanë më shumë shanse për investime që veç rritjes së mirëqënies do të jenë dhe mundesi për më shumë punësim. Së bashku do t’ia dalim të kemi më shumë investime dhe prodhime në bujqësi.  #LsiForceePare #BujqesiaPrioritetiYne #NjeShansPerTeGjithe’’, shkruan Kryemadhi. (E.K/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *