Në emisionin ‘Studio e Hapur’ zëvendëskryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se njerëzit po kërcënohen me vendet e punës dhe me ndihmën ekonomike. Kryemadhi po ashtu u shpreh se policia gjurmon aktivistët e LSI ditën dhe falen natën tek ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
“Unë mendoj se në momentin që sulmohesh je e rrezikshme për ta. Unë kur isha në Librazhd njerëzit kërcënoheshin me ndihmën ekonomike. Pra imagjino u thoshin se do u heqim 17 mijë lekëshin. Policia është aq prezente sa njerëzit thërriten në komisariat se pse po shtron rrugën me cakull. Pra njerëzit futen ne presion psikologjik. Policia gjurmon ditën aktivistët e LSI dhe falen natën tek Sajmir Tahiri”- tha Kryemadhi.
Kryemadhi tha ndër të tjera se nuk do e ndryshonte kandidimin në Lezhë me atë në Elbasan, por ka qenë e detyruar që të kandidonte atje.
“Më detyruan të kandidoja në Elbasan. Shumë njerëz mendojnë se Monika është kokë fortë, por në fakt më detyroi partia se nuk do e ndryshoja kandidimin në Lezhë me atë në Elbasan”- tha Kryemadhi.
(M.D/Shuplaka)