Në takimin e zhvilluar në Vlorë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka sulmuar kryeministrin Rama të cilin e etiketon si ‘bajloz’ dhe Damian Gjiknurin dhe Afrim Qendron duke e etiketuar si ‘balerinat e Astirit’.
Gjatë fjalimit të saj ajo ka folur në lidhje me mandatet që LSI pritet të marrë në Vlorë, ku tha se mund të jenë më shumë se 3 mandate nëse mundohen fort.
“Luani më tha që 3 deputetë marrim në Vlorë, por jam e bindur se po të mundohemi fort, jo 3 por dalim forcë e parë edhe në Vlorë.
Ju jap fjalën se nuk do t’i ndahem bajlozit.
Por ju jap fjalën që nuk do ti ndahem as dyshes së balerinave të Astirit, Damian Gjiknurit dhe Afrim Qendros”- tha Kryemadhi.