Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

A hapi pandemia një kapitull të ri në raportet Rama-Meta? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Ditët e fundit është aluduar nga disa gazetarë dhe opinionistë në lidhje me një raport të ri mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta. Në situtën pandemike u zbuten disi raportet mes Ramës dhe Metës ku ky i fundit miratoi ndryshimet në kodin penal dhe nga ana tjetër falenderime nga Kryeministri Rama në televizion.

Në lidhje me këtë aludim për një dashuri Rama-Meta ka reaguar edhe Kryetarja e Lëvizjes së Socialiste Monika Kryemadhi duke cilësuar si një histori qesharake, dhe “aludime të Ramës në momentet e tij më të këqija”.

“Për politikë, unë më Ilirin, përsa i përket vendimeve të LSI mbajmë qëndrime komplet të kundërta. Për sa i përket kodit penal e kam bërë të qartë, nuk e njoh sepse nuk njoh asnjë vendim të atij Parlamenti që ka vetëm 82 deputetë legjitimë. Njerëzit mund të aludojnë dhe të bëjnë çfarë të duan. Pas çdo aludimi të zotit Rama për zotin Basha dhe zotin Meta vjen gjithmonë kur është shumë keq dhe nuk di çfarë të bëjë.

Në vend që shqiptarët të thonë kush e mori rrogën e luftës? Thotë që 59 mijë shqiptarë morën rrogën e luftës, po kush e mori pagën e luftës, I dimë ne emrat, dhe nga sa morën? Pse si bëjnë publike pse si bëjnë transparente? Kush janë bizneset që u ndihmuan me grantet nëpër sistemet bankare shqiptare dhe çfarë përfaqësojnë këto biznese.

Por do merren a ka dashuri midis Metës edhe Bashës, a ka dashuri midis Ramës dhe Bashës, këto historitë qesharake. Merruni me depresionin ekonomik që do të pushtojë Shqipërinë. Kështu që është humbje kohe dhe mos u merrni shumë dhë ju me këto po merruni investigoni se cdo bëjë Rama dhe sa përqindje e sipërfaqes së gjelbërt është kanabis dhe sa është mbjellje speca dhe domate nga shqiptarët për eksport”, tha Kryemadhi.

 

 

 

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.