Prokuroria e Përgjithshme, pas disa muajsh verifikimesh për kryetarin e Bashkisë së Matit, Artur Malaj, ish-gardistin e 21 janarit, i ka përfunduar ato. Rezultatet e punës sipas Prokurorisë së Përgjithshme, u kanë kaluar institucioneve të tjera përgjegjëse, ndërsa nuk është regjistruat procedim penal për të.
Kryebashkiaku i Matit u kontestua fuqishëm nga opozita pas zgjedhjes së tij në zgjedhjet njëpartike të 30 qershorit edhe pse ishte proceduar më parë për ‘armëmbajtje pa leje’. Agron Malaj ishte në grupin e gardistëve që ishin në mbrojtjen e Kryeministrisë gjatë protestës së 21 janarit ku mbetën të vdekur 4 protestues.
Në një reagim në Facebook në fillim të këtij viti Mala u shpreh se ai kishte refuzuar të ishte pjesë e ‘grupit të zjarrit’ në ngjarjet e 21 janarit dhe se emri i tij nuk duhej të lidhej me atë ngjarje.