Burime për Faxweb bëjnë me dije se është infektuar me Covid-19 kryetari i bashkisë së Bleshit Arif Tafani.
Mësohet se Tafani është një gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë që është karantinuar në banesë, nga ku do të vijojë punën.
Kujtojmë se ditën e sotme janë shënuar shifrat më të larta të jetëve të humbura, pasi kanë ndërruar jetë 17 pacientë nga koronavirusi. Po gjatë këtyre orëve, kanë rezultuar pozitive 795 raste të reja nga 2.352 testime, prej të cilave 320 janë testime janë kryer për arsye depistimi.
Sa i përket situatës në 3 spitalet COVID, aktualisht po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar. Ndërsa mes viktimave vihet re se më i riu është një 37-vjeçar nga Kavaja.