Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

Politika sfidon hapur pándeminë, një tjetër vend i rajonit njofton mbajtjen e zgjedhjeve

Pándemia globale duket se po shkon drejt zbehjes totale. Këtë e tregon kurba në rënie si dhe planet e vendeve për rihapjen aktiviteteve. Një ndër këto aktivitete janë edhe zgjedhjet politike në vende të ndryshme.

Kroacia ka njoftuar se do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme në fund të qershorit ose në fillim të korrikut, për të zgjedhur një qeveri që do të merret me sfidat e shkaktuara nga pándemia e kòronavirusit, njoftoi sot kryeministri konservator, Andrej Plenkoviç.

“Parlamenti do të votojë për t’u shpërndarë të hënën”, tha ai pas një takimi mes partisë së tij Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) dhe partnerëve të koalicionit.

“Ne e duam këtë, sepse qeveria jonë ka arritur të gjitha ambiciet thelbësore që parashtruam në programin tonë zgjedhor”, vazhdoi Plenkoviç.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *