Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Kriza nga pandemia jep shenjat e para, 25 mijë punonjës rrezikojnë punën vetëm nga…

Kriza ekonomike që do shkaktojë pandemia globale ka filluar të japë shenjat e para. Kështu shumë biznese kanë njoftuar se do fillojnë shkurtimet në punonjës, të tjerë në paga e deri në mbyllje.

Industritë më të mëdha kanë filluar të bëjnë një gjë të tillë që në ditëtë e para, ndërkohë që bëhet me dije se edhe

Edhe industria e Call Center është duke nisur shkarkimet masive të punonjësve për shkak të prekjes nga tërheqja e klientëve si pasojë e pandemisë së Covid-19.

Tonin Preçi, kryetar i Sindikadës së Punonjësve në Call Center thotë në një intervistë me Skype se shkarkimet kanë nisur edhe në kompani të tjera.

“Dje është dhënë njoftimi për rreth 50 punonjës, por nga informacionet që kemi pritet të ketë numër më të madh.”

Punëtorët e shkarkuar kërkojnë që qeveria, kompanitë dhe sindikata të nisin bisedimet për një zgjidhje në këtë situatë, pasi peshën e krizës që po shkaktohet nga koronavirusi nuk mund ta mbajë vetëm punëtori.

“Të nisim bisedimet me qeverinë dhe kompaninë, nuk mund ta mbajë vetëm punëmarrësi peshën e kësaj krize. Ne na është thënë të mos shkojmë në punë sa të mbarojë situata, por nuk do të paguhemi, ndërsa i bie që nuk do të kemi të ardhura as për të ngrënë.”

Në argumentimet e kompanive të Call Center thuhet se klientët janë duke ulur orët e punës së shërbimeve që kërkojnë me operatorët, për shkak të situatës së bllokimit të aktivitetit ekonomik në të gjithë botën. Industria e Call Center, ashtu si dhe shumë biznese të tjera që janë të mëdhenj dhe me numër të lartë punëtorësh, nuk përfiton nga paketa e ndihmës financiare të qeverisë, pasi janë me xhiro vjetore mbi 14 milion lekë në vit dhe janë të lista e aktiviteteve të lejuara.

Aktualisht kjo industri numëron mbi 25 mijë punonjës, të cilët rrezikojnë mbijetesën në këto kohë të pandemisë së Covid-19.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *