Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Kritikat në Asamble/ A do të ketë ndryshime në qeveri, flet deputeti i PS: Rama ka mbështetjen…

I ftuar në ‘Fax News’ deputeti i PS-së Ervin Bushati ka folur në lidhje me vendimet e asamblesë së PS-së.

Ai tha se mbledhja u bë në kuadër të një moment të rëndësishmë për Shqipërinë ku është bërë progress në drejtim të integrimit.

Bushati tha se u kërkua nga kryeministri që strukturat e PS-së të ishin më afër qytetrëve për të adresuar problemet e tyre, në një kohë ku sipas Bushatit kemi dhe një opozitë që nuk ngre problemet e qytetarëve por ka rënë në populizëm.

Qeveria këkon më shumë punë, më shumë vëmendje ndaj qytetarëve, për më tepër kur kemi një opozitëe që nuk ngre problemet e qytetarëve dhe neve na duhet ta kërkojmë tek vetja llogarinë.

Në mungesë lajmesh ka patur një jehonë më të madhe në lidhje me asmblenë, por qeveria mund të përmirësohet, vrejtjet ka qenë për një bashkëpunim më të mirë.  Kërkohet që krerët e bashkive të jenë më të përgjegjshëm për të ndihmuar qytetarët për ti adresuar problemet e qytetarëve, kemi një ndërrim marshi. Po bëjmë atë që po na kërkohet edhe nga partnerët. Shqipëria nuk është Zvicër , nuk është Suedi, por është bërë progres”, tha Bushati i cili tha se duhet të ketë bashkitë duhet të punojnë më shumë.

Deputeti i PS-së u shprteh gjithashtu edhe në lidhje me mundësinë e ndryshimeve në qeveri. Bushati tha se nëse ndodh do të jetë në të mirën e përmirësimit të qeverisjes nëse ndodh, dhe për këtë Rama do të ketë mbështetjen e maxhorancës.

“Partia është maxhorancë e vetme, gjithë pesha do të jetë tek PS, qytetarët presin më të mirën, çdo ndryshim do të jetë në funksion të përmirësimit të qeverisjes, garën e kemi me veten, sfida nuk është PD, por problemet e vendit. Kryeministri ka mbështetjen e gjithë maxhorancës për ndryshime”, tha Bushati në ‘Fax News’.

(B.H/Faxweb)

 

 

 

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *