AktualitetFlashKosovaKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

‘Krisen’ marrëdhëniet e Thaçit me Ramën?! Presidenti i Kosovës: Kam argumente, ja pse nuk shkova në Samit

Presidenti i Republikes së Kosovës thotë se ka argument të forta pse nuk ka pranuar të bëhet pjesë e Samitit të dytë Ballkanik që zhvillohet nesër në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka rikonfirmuar se nuk do të marri pjesë.

Thaçi thotë se në Samitin e parë Kosova ishte anashkaluar qëllimisht nga Serbia ndërsa shton se vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. “Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta  zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale”, shkruan Thaçi.

Më tej ai vijon duke përdorur një argument tjetër që është sipas tij se kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavaruar”, shkruan Presidenti I Kosovës, deklaratë e cila pritet të shihet në vijim si do të komentohet nga miku I tij, Edi Rama.

 

Reagimi i Hashim Thaçit:

Si President i Republikes së Kosovës, dua të informoj qytetarët se, kam refuzuar pjesëmarrjen time në Samitin e Ohrit. Ky vendim për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese.

Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta  zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale.

Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave.

Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavaruar.

Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta. HTH

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *