Gjykata e Apelit të Tiranës ka rikthyer në burg Kreshnik Tushën.
Shkalla e Parë në Kurbin i kishte caktuar “árrest shtëpie”, por Apeli siç duket ka konsideruar edhe një herë rikthimin në qeli të Tushës, i cili u paraqit në spital i plagosur mbrëmbjen e ekzekutimit të biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.
Rikthimi në qeli i 21-vjeçarit Tushës ndodhi pas ankimimit nga Prokuroria se ai nuk është bashkëpunues me drejtësinë.
Por ky vendim i Gjykatës së Apelit nuk është pranuar nga avokati i Tushes, i cili shprehet se “drejtësia e ka kapur autorin e vrasjes së dy-fishtë, pse duhet që Tusha të kthehet në qeli”.