Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rrëzuar çdo lloj pretendimi qe pushteti i tij mund të krahasohet me atë paraardhësit, për sa i përket trajtimit të protestave, duke shtuar se qeveria ka ditur madje edhe të kërkojë ndjesë kur ka qenë nevoja.
Kryeministri thekson se qeveria aktuale ka treguar gjithmonë një vullnet të palëkundur për të garantuar për të gjithë dhe gjithmonë të drejtën për të protestuar dhe në situata shumë herë më dramatike, nga pikëpamja e kërcënimit të fuqisë së protestës.
Për më tepër, Rama u shpreh se protesta tahmë është kthyer në normë, por shtoi se pavarësisht se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, kjo nuk do të thotë se e drejta është gjithmonë me ata që protestojnë.
“Unë jam krenar që ne si pjesë e kësaj përpjekje, në një kohë tjetër, me marrjen e qeverisë së vendit, kemi treguar vullnet të palëkundur për të garantuar për të gjithë dhe gjithmonë të drejtën për të protestuar dhe në situata shumë herë më dramatike, nga pikëpamja e kërcënimit të fuqisë së protestës.
Kemi garantuar trajtim propocianal, duke siguruar në çdo rast që në radhë të parë jeta e protestuesit të mos vihet kurrsesi në rrezik. Integriteti i shoqerisë të mos shkelët në emër të mbrojtjes së gardhit, pavarësisht protestave të përsëritura.
Janë të gjithë dëshmitarë të së vërtetës që protesta tashmë është kthyer në normë. Pra që protesta është e drejta e shprehjes së nevojës për tu dëgjuar. Si asnjëherë më parë, qeveria ka pasur jo vetëm vullnetin për të dëgjuar, por dhe karakterin për të reaguar, deri dhe për të kërkuar ndjesë kur protesta është shpalosur përmes të drejtës dhe arsyes.
Natyrisht, nëse protesta është një e drejtë e padiskutueshme, e drejta s’është gjithmonë me ata që protestojnë. Por në të gjitha rastet, garantimi i ksaj të drejte kushtetueses është detyrë për ata që qeverisin. Nuk ka më asnjë krahasim me 21 janarin dhe kulturën e degradimit të pushtetit,” nënvizoi Rama.