Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka mhedhur shortin diten e sotme për renditjen ne fletët e votimit në zgjedhjet e 25 prillit.
E para në fletën e votimit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit do të jetë PSD-ja e Tom Doshit, të cilës iu dha drita jeshile ditën e djeshme pavarësisht se ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka deklaruar para pak kohësh se shqiptarët meritojnë më shumë se Tom Doshi.
Më tej, Partia Socialiste do të renditet e 12-të, ndërsa koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të jetë e 9-ta në fletën e votimit.
Partia e tretë më e madhe, LSI-ja është renditur e 6-ta, ndërkohë Bindja Demokratike është e 4-ta në fletën e votimit.
Lista:
PSD – numri 1
Balli Kombëtar – numri 2
Lëvizja Demokratike Shqiptare – numri 3
Bindja Demokratike – numri 4
AOKEBPK – numri 5
LSI – numri 6
Nisma Thurje – numri 7
Partia Lëvizja e re – numri 8
PD-Aleanca për Ndryshim – numri 9
Aleanca Demokracia e Re – numri 10
Lëvizja për Ndryshim – numri 11
PS – numri 12
(E.H/Faxweb.al)