Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Kosto më e ulët?! Braçe-ministrave: Brenda muajit të zhvendosen njerëzit nga hotelet në shtëpi me qira

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministri Erjon Braçe drejtoi sot mbledhjen e shtatë të jashtëzakonshme të qeverisë, për situatën e krijuar nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Zv.kryeministri i bëri thirrje kabinetit qeveritar se e gjithë vëmendja tashmë duhet të përqendrohet te zonat rurale dhe periferitë, për shkak të motit dhe nisjes së dëborës. Sipas tij, duhet bërë me urgjencë zëvendësimi i çadrave aktuale me çadra dimërore, si dhe zhvendosja dhe strehimi i njerëzve nga hotelet në shtëpi me qira.

“Gjithë vëmendja duhet të përqendrohet te zonat rurale apo periferitë, ku njerëzit kanë preferuar të qëndrojnë pranë zonave të tyre. Duhet të bëhet zëvendësimi i çadrave menjëherë, që të jenë çadra dimërore. 

Duhet të përshpejtojmë gjetjen e banesave me qira. Kruja, Vora, e kanë të pamundur të gjejnë vetë banesa me qira, do duhet t’i akomodojmë ne në Tiranë. 

Duhet të bëjmë zhvendosjen brenda këtij muaji dhe strehimin e këtyre personave nga hotelet në shtëpi me qira.

Do duhet të mbyllim procesin, Laçi dhe Lezha duhen kthyer në prioritet, për shkak të panikut të përhapur atje, por edhe për shkak të faktit se duhet të nisim programin se ç’do bëhet me ata njerëz”, tha Braçe.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *