Një rráhje ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Mitrovicës rreth orës 18:00. Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti nga Policia e Kosovës.
“Një rrahje ndërmjet disa personave është raportuar rreth orës 18:00, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, lidhur me rastin aktualisht policia është duke intervistuar tre persona në cilësi të të dyshuarve, ndërsa dy persona tjerë kanë kërkuar tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar”, ka konfirmuar Zahiti.
Në fotografinë e mëposhtme shihet një makinë e tipit VË Golf V me njolla gjáku si rezultat e përléshjes së të rinjve.
Aktualisht Policia e Kosovës është duke intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve dhe gjithashtu rasti është duke u trajtuar.