Kosova ka regjistruar një ulje në numrin e vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 këtë të shtunë, duke shënuar vetëm 5 viktima krahasuar me 11 që ishin një ditë më parë.
Për sa i përket numrit të rasteve të reja që janë identifikuar në 24 orët e fundit përsëri vihet re një ulje, duke qenë se vetëm 187 qytetarë rezultuan pozitivë në testin Covid krahasuar me 202 raste të reja që ishin një ditë më parë.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 105.375, nga të cilët 94.630 pacientë janë shëruar, 8567 qytetarë janë aktivë me Covid-19 dhe 2178 persona fatkeqësisht nuk ia kanë dalë përballë virusit të rrezikshëm.
Njoftimi i plote:
456 TË SHËRUAR DHE 187 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.944 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 2 raste (77, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (87 vjeç), Pejë 1 rast (86 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 105.375 raste nga 536.708 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.178 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 456 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.630 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.567.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 42 raste, Mitrovicë 15 raste, Gjakovë 13 raste, Drenas 10 raste, Gjilan 10 raste, Podujevë 10 raste, Ferizaj 9 raste, Istog 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Suharekë 8 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 7 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 6 raste, Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Obiliq 3 raste, Prizren 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Shtime.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
(E.H/Faxweb.al)