Ndërkohë që Qeveria e Kosovës kishte mbyllur restorantet, qendrat tregtare dhe shume aktiviteteve të tjera, shumë kosovarë iu drejtuan Shqipërisë gjatë fundjavës që lamë pas.
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se nga një hulumtim që ka kryer nga data 9-12 prill, 30 mijë kosovarë udhëtuan në Shqipëri. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se në Shqipëri për gjatë fundjavës, kosovarët shpenzuan 10 milionë euro.
Shahini ka thënë se AKB ka realizuar studimin nga data 9 deri më 12 prill, për të kuptuar se sa qytetarë e kaluan fundjavën në Shqipëri pasi masat e rrepta anti-Covid janë në fuqi.
“Për këto 4 ditë Kosovën e lanë 30 mijë qytetarë, biznesmenë, politikanë, sportistë, zyrtarë shtetërorë që kaluan në Durrës, Tiranë, Vlorë, Sarandë, Budvë, duke shpenzuar rreth 100 euro në ditë, përfshirë akomodimin, pijet, transporti, taksa rrugore. Por, këto shpenzime duhet të jenë shumë më larta, sepse në këto vizita relakusese nuk kursehet. AKB ka vlerësuar se kosovarët shpenzuan 10 milionë euro për fundjavën në Shqipëri pasi qeveria mbylli qendrat tregtare, hotelet dhe kafeteritë,” thotë raporti.
(E.H/Faxweb.al)