Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Kosova 11 vjet shtet, ekspozohet deklarata e shpalljes së Pavarësisë

Për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, institucionet shtetërore kanë organizuar një varg manifestimesh.

Ndër manifestimet e para është nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga objekti i qeverisë në 7 qendrat kryesore të Kosovës. E gjithë kjo është bërë nën mbikqyrjen e Gardës së FSK-së.

Në Prishtinë, Deklarata u vendos në sheshin “Nënë Tereza”, para Ministrisë së Kulturës.

Ajo do të ekspozohet edhe në Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe në Gjakovë. Gjatë ditës, në kryeqytet u vendosën punime artistike të simboleve të pavarësisë dhe u hap panairi i produkteve vendore.

Dita e Pavarësisë së Kosovës do të shënohet me shumë aktivitete të parapara në agjendën institucionale, duke filluar në orën 08:00 me mbledhjen festive të Qeverisë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *