Një këlysh qeni ka testuar pozitiv ndaj koronavirusit pasi e mori sëmundjen vdekjeprurëse nga pronari i saj.
Pronarja e qenit, Yvonne Chow Hau Yee, e cila jeton në Hong Kong me të dashurin e saj Pomeranian, gjithashtu ka rezulatuar pozitive për COVID-19.
Yvonne e mësoi lajmin tek një veteriner këtë të mërkurë pasi dërgoi qenin për vizitë.
Ende janë duke u zhvilluar analiaz për të kuptuar saktësisht nëse kafsha ka koronavisur apo thjesht probleme me rrugët e frymëmarrjes.
Qeni është karantinuar në një strehë kafshësh ku nuk ndodhet asnjë kafshë tjetër, tha qeveria e Hong Kong.
Departamenti urdhëroi po ashtu vendosjen në karantinë edhe të kafshëve të tjera shtëpiake pronarët e të cilave kanë rezultuar me virus.
Nëse konfirmohet, do të shënohej rasti i parë të virusit në një kafshë pasi shifrat e të infektuarve në mbarë botën janë rritur dukshëm.